Qalaj: Ligji për pagë minimale nuk i plotëson nevojat e qytetarëve, nuk do ta votojmë

Deputeti i PDK-së, Qalaj ka thënë se në emër të partisë do të bëjmë thirrje që ky ligj të tërhiqet dhe të plotësohet, madje nëse kalon votimi i parë, do të mundohemi që në votimin e dytë të mos kalojë fare

Të hënën, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Rashit Qalaj, përmes një konference për media, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të mos e  votojnë Projektligjin për pagën minimale.

Sipas tij, ky projektligj i cili do të jetë një ndër pikat kryesore të rendit në vazhdimin e seancës së sotme, nuk i plotëson as nevojat elementare të qytetarëve.

“Vetëm edhe ajrit ka mbetur pa i’u ngritur çmimi”, ka thënë Qalaj.

Sipas Qalajt, në këtë kohë kur kemi të bëjmë me ngritje enorme të çmimeve, ngritjen e çmimeve të naftës dhe energjisë elektrike, siç thotë ai ky projektligj është i papranueshëm, sepse është diskriminues për disa kategori.

“Në projektligjin aktual janë të përjashtuar veteranët e luftës, personat me sëmundje të paralizës, personat e verbër e të tjerë”, ka thënë Qalaj.

Ai ka thënë që PDK-ja do ta kundërshtojë votimin e këtij projektligji me mjete demokratike.

“Ne do ta kundërshtojmë, do të provojmë të gjitha mjetet demokratike, në koordinim me grupet parlamentare dhe partitë opozitare, sepse ky ligj ka një rëndësi të vecantë, dhe ka shumë për rëndësi për veteranët e luftës së Kosovës, që ata të mos mbajnë protesta, por që të trajtohen me dinjitet”, ka shtuar Qalaj.

Ndryshe, sot (e hënë) në ora 11:00 do të mbahet vazhdimi i seancës plenare, ku rend dite do të jetë votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika