Të enjten u zhvillua takimi trepalësh në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petak Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Lajçak, pas takimit në Bruksel për dinarin, ka treguar se ka pasur një diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur nga vendimi i BQK-së.
U bisedua për gjetjen e një zgjidhjeje për pagesat me para të gatshme në Kosovë në valutën dinar, e cila u ndalua dy muaj më parë.
Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social X, ka shkruar se gjatë këtij takimi, përmbushën disa boshllëqe midis propozimeve të të dyja palëve.
Ai shtoi se në plan ka t’i vazhdojë diskutimet bazuar në idetë e BE-së për kompromis.
Hosted another discussion with the two Chief negotiators on a temporary solution for the people affected by the CBK decision. We managed to bridge some gaps between the proposals of the two Parties. I plan to continue our discussions soon based on the EU’s ideas for compromise. pic.twitter.com/PwhVpPiH2T
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 4, 2024