Në mesditën e 5 qershorit është përhapur zjarri në pyjet që gjendet në ishullin e Sazanit. Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë dalë në teeren për të lokalizuar zjarrin.
Ministri i Mbrojtje në Shqipëri, Niko Peleshi, ka informuar në Facebook se situata me zjarrin në ishullin e Sazanit vazhdon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës.
“Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë”, ka thënë Niko Peleshi.
Përpjekjet për shuarjen e zjarrit po vazhdojnë dhe institucionet p[ërkatëse po punojnë që situata të mbetet nën kontroll.