Katër gjyqtare nga Kosova do të drejtojnë ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vajzave në Ligën C, Grupi C3, ndërmjet Greqisë dhe Ishujve Faroe, që zhvillohet më 5 prill në Greqi, në orën 19:00.
UEFA i ka besuar gjykimin e ndeshjes Greqi – Ishujt Faroe, gjyqtares kryesore nga Kosova, Rita Vehapi dhe asistenteve Lumturije Muhadri e Rinesa Kryeziu, ndërkaq, gjyqtare e katërt do të jetë Festina Koxha.
Kjo është herë e treta që gjyqtaret nga Kosova ndajnë drejtësinë në një ndeshje të këtij niveli.