25-vjet nga Masakra e Rezallës

Sot bëhen 25-vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku ushtria serbe ekzekutoi 98 banorë, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin

Varrezat e dëshmorëve në fashtin Rezallë, Skenderaj

Sot bëhen 25-vjet nga Masakra e Rezallës së Skenderajt, ku ushtria serbe ekzekutoi 98 banorë të fshatit Rezallë dhe fshatrave përreth.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999, serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga Masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë.

Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Në nderim të të rënëve të Masakrës së Rezallës, Komuna e Skenderajt organizon tubim përkujtimor nga ora 10:00.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika