Policia e Kosovës identifikon 18 viktima të kontrabandimit me migrantë

Njësia e Trafikut Rajonal të Prishtinës ka arritur të identifikojë një grup prej 19 personash, përfshirë vozitësin, të cilët në mënyrë ilegale kanë tentuar të udhëtojnë drejt BE-së

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar 18 pasagjerë të huaj e njëherësh, viktima të kontrabandimit me migrantë, pas ndalimit të një minibusi.

Përgjatë zabtimit të detyrës, Njësia e Trafikut Rajonal të Prishtinës ka ndaluar një minibus me targa vendore, të tipit Mercedes, brenda të cilit u identifikuan 11 shtetas nga Siria, 6 nga Egjipti dhe një nga Iraku.

Pasagjerët kanë bërë të ditur se përmes rrugëve ilegale nga Turqia, kishin për qëllim shkuarjen në drejtim të vendeve të BE-së, e gjitha kjo në mënyrë të organizuar dhe të udhëhequr nga disa persona.

Lidhur me rastin, janë angazhuar zyrtarë policorë nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Departamentit për Kufi.

Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, ngasësi i automjetit është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Nga ana tjetër, shtetasit e huaj, pas intervistimit nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Prishtinë janë dërguar në qendër të azilit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika