Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Rezallës, ku më 5 prill të vitit 1999, forcat serbe rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.
Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës.
“Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.
Presidentja ka kërkuar drejtësi për viktimat dhe kujtim të përhershëm për ta.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka thënë Osmani.
Nga kjo masakër vetëm tre shqiptarë kanë shpëtuar të gjallë.
Lexo më shumë: 25 – vjet nga masakra e Rezallës
Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.
Në nderim të të rënëve të Masakrës së Rezallës, Komuna e Skenderajt organizon tubim përkujtimor nga ora 10:00.