Kamberi takon Lajçakun në Bruksel, e njofton për sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se “mosintegrimi i shqiptarëve në institucione i bënë institucionet jokredibile e diskriminuese, ndërsa aplikimi i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime”

Pamje nga takimi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në Bruksel.

Kamberi e ka njoftuar Lajçakun për “hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit” për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore dhe për “gatishmërinë që sistemi shtetëror e ka treguar për pasivizimin e shqiptarëve”.

“Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione i bënë institucionet jokredibile e diskriminuese, ndërsa aplikimi i pasivizimit tendencioz në vendet ku jetojnë shqiptarët mundëson ndryshimin e strukturës etnike në ato vendbanime. Medvegja është shembulli më i mirë. Njoftuam z. Lajçak për rëndësinë dhe impaktin që për të diplomuarit nga Lugina do të kishte njohja e diplomave të Kosovës dhe se njohja e tyre do të nënkuptonte mundësi për një perspektivë të re për Luginën”, ka shkruar Kamberi.

Ai është shprehur se mungesa e vullnetit politik për ta zhvilluar Luginën e Preshevës ekonomikisht, sipas tij, pasqyrohet më së miri me bojkotin total të shtetit në sjelljen e investitorëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Ai ka thënë se për këtë arsye komunat e banuara me shqiptarë janë ndër komunat më të pazhvilluara në vend.

“Infrastruktura e shkatërruar shkollore në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, përskaj moslejimit të teksteve shkollore dhe mugesës së tyre në gjuhën shqipe, vëshirëson edhe më shumë procesin edukativo – arsimor tek nxënësit shqiptar”, ka shkruar deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Sipas Kamberit, e ardhmja evropiane duhet të jetë e vetmja rrugë për Ballkanin Perëndimor, ndërsa të drejtat e njeriut dhe pakicave duhet të jenë parakusht i vazhdimit të rrugës së mëtejme drejt BE-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika