Haxhiu publikon pamje nga vila e Radoiçiqit: Sot nga afër pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel

"Sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij", ka shkruar Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar pamje nga vila e kriminelit në veri, Milan Radoiçiq, e cila iu konfiskua sot nga Policia e Kosovës.

Sot, Haxhiu, e shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë qenë në vilën e Radoiçiqit tashmë të konfiskuar, duke thënë se nga afër kanë parë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel.

“Sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas Haxhiut, qytetarët në veri tash janë çliruar nga Radoiçiqi dhe grupi i tij terrorist, që kanë punuar për Beogradin.

“Kjo gjë ka ndërruar, qytetarët atje kanë filluar të çlirohen nga ky terrorist dhe grupi i tij që kanë punuar vetëm për veten në shërbim të regjimit në Beograd. Republika e Kosovës nuk trembet nga terrorizimi dhe është garantuese e jetës së qetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Jemi shoqëri demokratike dhe me vlera të qarta perëndimore ku terrori, frikësimi, shantazhi dhe ilegaliteti nuk kanë vend”, ka shtuar Haxhiu.

Sot, në një aksion në veriun e Kosovës, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara konfiskoi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut dhe një në Komunën e Zubin Potokut, të cilat janë të lidhura me sulmin e një grupi të armatosur serbësh në Banjskë.

Në këtë aksion asistente ishte Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se ka pasur një urdhër gjykate për konfiskimin e tri pronave, vilës së Millan Radoiçiqit, restorantit Grey dhe një banese në katin e gjashtë mbi restorantin Grey.

Këto tri prona të paluajtshme ishin sekuestruar fillimisht nga Prokuroria e Kosovës në shtatorin e vitit të kaluar.

Vila e Radoiçiqit gjendet buzë liqenit të Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës, ndërsa restoranti dhe banesa gjenden në Mitrovicë të Veriut – dy komuna të banuara me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika