Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicën e Jugut një personi i është hequr patentë shoferi dhe i është konfiskuar përkohësisht vetura.
“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit për vozitje të shqiptuar ditë më parë”, thuhet në njoftim.
Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind euro, pesë pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj.