Ekipi kundër terrorizmit i Departamentit të Policisë së Stambollit, u kapën 30 të dyshuar që besohet të jenë të përfshirë në sulmin në kishën Santa Maria, ndërsa Departamenti i Policisë së Ankarasë arreston 18 të tjerë të lidhur me DAESH-in.
Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar 48 terroristë si pjesë e operacioneve antiterror që synojnë grupin terrorist DAESH dhe sulmuesit e kishës Santa Maria të Stambollit, tha ministri i brendshëm i vendit.
“Në operacionet e kryera kundër organizatës terroriste Deash, u kapën 48 të dyshuar, veçanërisht ata të lidhur me autorët e sulmit të 28 janarit në kishën Santa Maria të Stambollit, ku mbeti i vrarë një person dhe ata që ishin në kontakt me zonat e konfliktit. Ali Yerlikaya shkroi të shtunën në X.
İstanbul’da Santa Maria Kilisesinde meydana gelen silahlı saldırı olayının failleri ile bağlantılı ve çatışma bölgeleriyle irtibatlı olan şahıslar başta olmak üzere DEAŞ Terör Örgütüne yönelik düzenlenen “BOZDOĞAN-21” operasyonlarında 4️⃣8️⃣ şüpheli yakalandı❗
Aziz Milletimizin… pic.twitter.com/ejtrUMwvDO
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) April 6, 2024
Operacionet, Bozdogan-21, u kryen nga departamentet e policisë së Stambollit dhe Ankarasë në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Inteligjencës së Sigurisë dhe Departamentit të Kundër Terrorizmit.
Gjatë operacioneve, 30 të dyshuar që besohet se ishin të përfshirë në sulmin në kishën Santa Maria u kapën nga ekipi i antiterrorizmit nga Departamenti i Policisë së Stambollit, ndërsa 18 të tjerë të lidhur me Deash u arrestuan nga Departamenti i Policisë së Ankarasë.
Sulmi i armatosur i 28 janarit në kishën Santa Maria në lagjen Sariyer të Stambollit u mor përsipër nga grupi terrorist DAESH. Sulmi rezultoi me humbjen e 52-vjeçarit Tuncer Cihan./TRT.