Një person është plagosur me armë zjarri gjatë kësaj mbrëmjeje, në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë se personi që është plagosur është dërguar për tretman mjekësor.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se i dyshuari që tashmë është identifikuar, është në arrati, dhe se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e tij si dhe ndriçimin e plotë të rastit.