Lista serbe nuk është alternativa e vetme për serbët e Kosovës

Një pjesë e politikanëve serbe të Kosovës vlerësojnë se Lista Serbe është dobësuar mjaft shumë në muajt e fundit. Prandaj, sipas tyre tash ekzistojnë disa alternativa të cilat mund ta sfidojnë seriozisht Listën Serbe në zgjedhjet e ardhshme

Zgjedhjet e ardhshme në veriun e Kosovës, kurdo që do të mbahen, pritet të tregojnë një fakt të rëndësishëm. Atë nëse janë krijuar alternativa të reja për serbët e Kosovës, të cilat do ta rivalizonin me vota Listën Serbe.

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Radoica Radomiroviq, beson se tash janë krijuar kushtet për një gjë të tillë.

Radoica Radomiroviq – Zv.ministër ka deklaruar se“Lista Serbe është dobësuar mjaft shumë në vitet e fundit. Përveç problemeve që tashmë janë publike, ata kanë edhe probleme të brendshme. Janë krijuar edhe shumë ndarje. Përkundër që presioni nga grupi i Milan Radojiçiq po vazhdon mbi serbët e Kosovës, ata nuk janë duke e përkrahur. Do ta shohim se si do të zhvillohen gjërat me referendumin”

Radomiroviq thekson se tek kjo ndarje ndikuan edhe keqpërdorimet e bëra ndër vite nga drejtuesit e Listës Serbe.

“Ndasi të mëdha u shkaktuan edhe pasi u zbuluan shumë keqpërdorime të cilat ndodhën në komunat e udhëhequra nga Lista Serbe. Ju e dini që shumë njerëz të cilët fare nuk jetojnë në Kosovë përfituan para të shumta. Kam informacione se tash disa prej serbëve po hezitojnë që të punojnë edhe në institucionet paralele”

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë regjistruar disa parti të reja serbe.

Alternativat, sipas zëvendës kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku, nuk mungojnë.

Skënder Sadiku – Zv.kryesues i KK Mitrovicë e Veriut ka deklaruar se “Mos të harrojmë se deri në zgjedhje ndoshta do të ketë akoma opsione të tjera. Pra nga komuniteti serb nuk është vetëm Lista Serbe mirëpo janë edhe disa subjekte të tjera të cilat do të garojnë. Dhe shrpesoj që demokratizimi i shoqërisë serbe, flas për serbët kosovarë është një shenjë e mirë edhe për demokracinë e re të qytetit tonë por edhe për demokracinë kosovare”

Pas sanksionimit të liderëve kryesor të partisë, Lista Serbe muajt e fundit ka nisur një reformim. Fillimisht ka ndryshuar kryetarin, si dhe ka emëruar një kryesi të re.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika