Tërhiqen trupat izraelitë nga Gaza jugore që të kenë kohë për rikuperim pas muajve intensiv të luftimeve

Tërheqja e pothuajse të gjitha forcave izraelite nga Gaza jugore është një moment i rëndësishëm në këtë luftë, por mund të jetë shumë herët për të vlerësuar se sa e rëndësishme është kjo gjë

Ushtarët izraelitë

Tërheqja e pothuajse të gjitha forcave izraelite nga Gaza jugore është një moment i rëndësishëm në këtë luftë, por mund të jetë shumë herët për të vlerësuar se sa e rëndësishme është kjo gjë

Zyrtarisht, kjo është për t’u dhënë trupave kohë për t’u rikuperuar pas muajsh luftimesh të rënda, megjithëse kjo nuk shpjegon pse ato nuk janë zëvendësuar menjëherë.

Zyrtarët izraelitë thonë gjithashtu se operacionet në Khan Younis kanë përfunduar dhe se nuk ka mbetur asgjë për të bërë.

Kjo nuk është plotësisht e vërtetë, pasi disa raketa u hodhën jashtë qytetit drejt Izraelit disa orë pasi u larguan ushtarët.

Sipas zyrtarëve izraelitë thonë gjithashtu se operacionet në Khan Younis kanë përfunduar dhe se nuk ka mbetur asgjë për të bërë.

E siç vlerëson shkrimi i gazetarit britanik Alistair Bunkall, kjo nuk është plotësisht e vërtetë, pasi disa raketa u hodhën jashtë qytetit drejt Izraelit disa orë pasi u larguan ushtarët.

Megjithëse disa forca do të mbeten, kryesisht duke patrulluar korridorin lindje-perëndim që ndan brezin, tërheqja nga Khan Younis me siguri e bën të pamundur një pushtim tokësor në shkallë të gjerë të Rafahut, të paktën në afat të shkurtër.

Kjo supozohet se mund të lidhet me një marrëveshje pengjesh.

Bisedimet e nivelit të lartë pritet të rifillojnë në Kajro të dielën, me shefin e inteligjencës izraelite David Barnea.

Hamasi kishte kërkuar një tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza, diçka që Izraeli e refuzoi vazhdimisht.

Ushtarakisht, kjo nënkupton kalimin në një fazë të re fazën e tretë në këtë luftë gjashtëmujore.

Faza e parë ishte bombardimi ajror dhe e dyta ishte pushtimi tokësor.

Sipas SkyNews, Alistair Bunkall ka thënë se tërheqja e forcave duhet të krijojë hapësirë për më shumë ndihma humanitare për të lëvizur rreth Gazës diçka që nevojitet dëshpërimisht.

“Nëse kjo është me të vërtetë një fazë e re e rëndësishme, tërheqja e forcave duhet të shoqërohet me përparim domethënës në procesin politik, përndryshe çdo fitim ushtarak që ka bërë Izraeli mund të humbet me shpejtësi”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika