Sipas raportit policor, pas një aksidenti që ka ndodhur në Pejë gjatë ditës së diel, janë lënduar katër persona.
I dyshuari ka goditur me veturë dy këmbësorë dhe një motoçiklist me pasagjer, policia bën të ditur se ai është arrestuar.
Ndërsa, katër të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.