Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin rom në ditën ndërkombëtare të tyre.
Në Ditën Ndërkombëtarëve të Romëve, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbron dhe nderon trashëgiminë kulturore të komunitetit rom në vend.
Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se komuniteti rom që jeton në Kosovë është pjesë integrale e shoqërisë.
“Komuniteti rom është një pjesë integrale e shoqërisë sonë. Në Ditën Ndërkombëtare të Romanëve, ne nderojmë qëndrueshmërinë, trashëgiminë e thellë kulturore dhe traditat e qëndrueshme të komunitetit tonë rom. Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të larmishme”, ka shkruar Osmani.
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve
Më 8 prill, shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve, e cila ka rëndësi për komunitetin rom, pasi synon të ndërgjegjësojë shoqërinë mbi sfidat që kalon komuniteti Rom në mbarë botën.
The Roma community is an integral part of our society. On #InternationalRomaniDay, we honor the resilience, profound cultural heritage and enduring traditions of our Roma community.
We remain committed to working towards an inclusive and diverse society. Bahtalo Romano Dive! pic.twitter.com/6UmJpxDS4y
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 8, 2024