Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve.
“Këtë ditë e shënuam me një ekspozitë fantastike të vendosur mu këtu në zemër të kryeqytetit, duke përkujtuar dhe festuar kontributin e veçantë në pasurimin e Prishtinës me një komunitet vibrant siç është komuniteti rom,” shkruan Rama.
Rama ka bërë të ditur se në shenjë mirënjohjeje për këtë komunitet, gjatë prillit do të ofrojnë pajisje me dokumente civile pa pagesë, ndërsa gjatë gjithë vitit do të sigurojnë mbështetje me materiale shkollore dhe ushqim.
“Duke qëndruar së bashku e duke përqafuar veçantinë e njëri-tjetrit, ne ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme e gjithëpërfshirëse,” ka shkruar Rama.