“Qytetarët s’i binden më Listës Serbe”, Zeqiri flet për planin e zgjedhjeve në veri që ishte skeptik

Izmir Zeqiri, kryetari i Zubin Potokut ka thënë se një pjesë e madhe e qytetarëve serbë nuk po iu binden më Listës Serbe por as thirrjeve nga shteti serbë, pasi që sipas Zeqirit, qytetarët e kanë parë se po 'përdoren si viktima' për çështje politike

Izmir Zeqiri, kryetari i Zubin Potokut, ka thënë se një pjesë e madhe e qytetarëve serbë nuk po iu binden më Listës Serbe(LS), por as thirrjeve që vazhdojnë të bëhen nga shteti serb, pasi sipas Zeqirit, qytetarët e kanë parë se po “përdoren si viktima” për çështje politike.

Zeqiri këto i tha për emisionin ‘Five’ në Televizionin Dukagjini, duke shtuar se ndihet “skeptik” dhe nuk pret “sukses nga referendumi në veri”.

“Skeptik se do të ketë sukses çfarëdo referendum që do të mund të bëhet. Po shihet meqenëse Lista Serbe tërhoqi të gjithë komisionerët komunalë dhe gjithë anëtarët e saj. Ajo vazhdon të bëjë thirrje dhe vjen një formë e ‘shkarkimit të kryetarëve’ dhe vjen momenti sikurse i sotit. Nuk pres sukses që mund të ketë ky referendum. Shumica e qytetarëve serbë nuk iu binden më Listës Serbe, por as thirrjet që iu bëhet nga shteti serb, sepse e kanë parë se po keqpërdoren dhe po përdoren si viktima për çështje politike. Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk iu binden”, shtoi Zeqiri.

Sipas Zeqirit, një nga sfidat për regjistrimin e popullsisë në komunën e Zubin Potokut është “bojkotimi i pjesëtarëve serbë, qoftë për të qenë regjistrues apo për të iu përgjigjur regjistrimit dhe thirrjet e vazhdueshme nga akterët e ndryshëm”. Por, Zeqiri shtoi se do të punohet në këtë fushë dhe do të gjenden metoda për “mosbojkotimit” të tyre nga ekipet e terrenit.

“Sfidat që po e shoqërojnë regjistrimin e popullsisë në Zubin Potok është bojkoti i pjesëtarëve serbë qoftë për të qenë regjistrues, qoftë për t’iu përgjigjur regjistrimit. Pasi po kanë thirrje nga akterët e ndryshëm, sidomos nga Serbia, të mos iu përgjigjen regjistrimit. Do të vazhdojë me siguri, kemi edhe një pjesë të etnisë shqiptare, rreth 1 mijë persona. Ka regjistrues shqiptarë. Serbët janë tërhequr, por s’do të thotë se në ditët në vijim do të marrin përgjegjësinë dhe do të jenë regjistrues”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika