Fillon shpërndarja e veteranëve të luftës, paralajmërojnë protesta të reja

Ka përfunduar protesta e organizatave të dala nga lufta, në kundërshtimin e ndryshimit të projektligjit që do t’i linte ata jashtë rritjes së pagës së tyre, sikurse paga minimale.

Ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen. Ai ka thënë se nëse tentohet përsëri t’i largojnë ata nga paga minimale, do të ketë protesta edhe më të ashpra.

“Të nderuar protestues dhe ju deputetë që nuk e votuat një ligj, i cili i shkel veteranët e luftës, që tentoi pushteti ta kalojë. Pushteti tentoi që t’i largojë veteranët nga paga minimale. Ky ligj nuk duhet të miratohet sepse veteranët duhet të jetojnë me dinjitet. Kjo protestë ka qenë paralajmërim sepse herën tjetër do t’i bllokojmë dhe nuk do t’i lejojmë të hyjnë brenda”, ka thënë Klinaku.

Shpërndarja e protestuesve erdhi, pasi kuvendi dështoi që ta kalojë projektligjin, i cili do t’i hapte rrugë miratimit të ligjit për pagën minimale.

Nga 61 deputetë që i ka në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, në seancë kishin marrë pjesë vetëm 51, ndërkaq një nga deputetët e tyre, Fatmir Humolli, nuk kishte votuar për ndryshimet e projektligjit për pagën minimale.

Seanca është shtyrë për një ditë tjetër.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika