E njohur për fotografitë e saj artistike dhe elegante, Oriola Marashi këtë herë ka zgjedhur një ansambël njëpjesësh të të brendshmeve me detaje prej dantelle, duke i dhënë theks të veçantë këmbëve të saj të gjata dhe seksi.
Fotografitë e publikuara në Instagram, ku bukuroshja shfaqet e shtrirë në një divan të kuq, janë pritur me komente pozitive nga fansat e saj.
Modelja, e cila ka fituar zemrat e shumë ndjekësve me bukurinë e saj, sërish ka bërë për vete admiruesit me këtë set të ri imazhesh.
Në fotografitë e publikuara, Oriola tregon se nuk ka nevojë për ndërhyrje të tepruara në pamjen e saj për të qenë mahnitëse.
Ajo ka zgjedhur një makijazh krejt natyral, ndërsa flokët i ka të kapura në një bisht.
Modelja, e cila tash e një kohë është bërë fytyrë e markës prestigjioze “Guess”, vazhdon të jetë një ikonë e modës./Telegrafi