Një person i komunitetit serb në Zveçan është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se në automjetin e tij janë gjetur ëmbëlsira, pa dokumentacion të nevojshëm.
Sipas njoftimit të Policisë dyshohet se mallrat e gjetura janë të kontrabanduara nga Serbia.
Pas një hetimi të ndërmarrë, prokurori ka vendosur të lirojë të dyshuarin, ndërsa automjeti i tij bashkë me mallrat do të dërgohen në terminalin doganor për procedurat e nevojshme.
“Zveçan / 08.04.2024 – 17:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull serb, pasi që në automjetin e tij janë gjetur mallra (ëmbëlsira) pa dokumentacion përkatës dhe dyshohet që janë të kontrabanduara nga Serbia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa automjeti me mallra do të dërgohet në terminal doganor”, thuhet në njoftimin e Policisë.