Një i mitur është raportuar i zhdukur në Fushë Kosovë.
Në raportin e përditshëm të policisë, thuhet se një nënë ka raportuar se djali i saj i mitur, më 4 prill, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
“Rr. 28-Nëntori, Fushë Kosovë / 04.04.2024 – 11:00. Ankuesja kosovare ka raportuar se djali i saj i mitur me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.