Kompania e veturave elektrike Tesla ka më shumë se një vjet që po merret me zhvillimin e një roboti, i cili do të përdoret si robot gjeneral për detyra të ndryshme.
Pronari i kompanisë Tesla tha se dita e kompanisë për AI (Artificial Intelegence) do të shtyhet, me qëllim që të debutohet me robotin humanoid, për të cilin Musk ka thëne të jetë “më i rëndësishmëm” se biznesi i makinave elektrike.
“Dita e Tesla për AI, është shtyrë për 30 shtator, pasi deri atëherë mund të kemi një prototip të Optimus,” deklaroi Musk nëpërmjet një postimi në Twitter.
Shkëndijat e para rreth robotit Optimus u dhanë gushtin e kaluar në inaugurimin e eventit AI ne kompaninë Tesla, raporton The Independent.
I dizajnuar si një robot për përdorim të përgjithshëm, ai do të jetë i gjatë 173cm, dhe do të jetë i aftë të lëvizë duke përdorur numrin e madh të kamerave, sensorëve dhe softuerin për autopilotim.
Musk thotë se roboti do të jetë i aftë të bëjë detyra, punë të përditshme, të bëjë pazar në një dyqan, por për fillim ka të ngjarë të programohet vetëm për të bërë punë në fabrikë.
“Tesla është padyshim kompania më e madhe robotike në botë, sepse makinat tona janë gjysmë të pavarura, gati janë robotë në rrota. Vetëm këtë duhet ta vendosim në formë humanoide”, tha Musk në ditën e Tesla-së për AI në vitin 2021.
Musk tashmë veçse përdor robotë të avancuar në kompaninë e tij, duke përfshirë një çift; qen robotikë që patrullojnë në fabrikën e SpaceX në Boca Chica,Texas.