Sot bëhen 16 vjet që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka uruar këtë ditë por pa i lënë anash edhe kritikat për Qeverinë aktuale.
“Sot, nesër dhe çdo ditë tjetër të jetës, të respektojmë dhe mbrojmë me çdo kusht themelet e të drejtave dhe lirive tona. Kushtetuta, më shumë se fjalë në letër, është simbol i unitetit, drejtësisë dhe fuqisë së demokracisë,” ka shkruar Krasniqi.
“Fatkeqësisht, në tri vitet e fundit kemi pasur nevojë që Kushtetutën tonë ta mbrojmë më së shumti nga vet Qeveria e Kosovës – që e ka obligim ligjor, institucional dhe kombëtar t’i dalë zot asaj,” ka vijuar Krasniqi.
Krasniqi poashtu ka theksuar se “Angazhimi që duke ndjekur parimet e Kushtetutës tonë, të ndërtojmë një shtet të drejtë, të sigurt dhe barabartë për të gjithë, ka qenë, është dhe mbetet zotimi ynë i përhershëm!”