Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pretendon se pasardhësi i tij Joe Biden është 100 për qind në anën e palestinezëve.
“Çdo hebre që voton për Bidenin nuk e do Izraelin dhe, sinqerisht, duhet t’i flitet, si mund të votojë një hebre për Bidenin apo demokratin, sepse ata janë në anën e palestinezëve 100 për qind dhe ai nuk e di se si të dalë prej saj,” tha Trump për rrjetin konservator Real America’s Voice.
“Sinqerisht, është e pabesueshme që historikisht hebrenjtë votojnë për demokratët. Unë nuk e kuptoj këtë, “thotë ai, duke përsëritur një pikë që e ka bërë me paqartësi gjatë disa viteve të fundit.
“Ndoshta është thjesht një zakon i keq kur voton për një demokrat, por nuk e di se si dikush që është hebre voton për një demokrat,” thotë ai.