Në 16-vjetorin e Kushtetutës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka renditur shtatë shkeljet e Kushtetutës, që, sipas tyre, janë bërë nga Qeveria aktuale.
“Në vend të urimit, në ditën e Kushtetutës kujtojmë 7 shkeljet e Kushtetutës nga Qeveria!”, thuhet në postimin e publikuar në rrjetin social, Facebook.
Sipas LDK-së, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë shkelje kushtetuese duke ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim.
Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thuhet se ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Kurse, ministri i Punëve të Brendshme thuhet se ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për zyrtarë publikë.
Po ashtu, sipas partisë opozitare, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.
Ndërkaq, për të shtatën herë, siç thuhet nga ana e LDK-së, Kuvendi i Kosovës, me ç’rast akti i shkarkimit të anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe i anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës u cilësua si jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese.