Osmani e akuzon Vuçiqin për presion ndaj serbëve të Kosovës, kërkon nga aleatët ta ndëshkojnë

Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme që qytetarët në veri të vendit të kenë mundësi t’i shkarkojnë kryetarët aktualë të komunave veriore, në mënyrë që të hapet rruga për zgjedhje.

Por, sipas saj, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes Listës Serbe po u bën presion qytetarëve serbë.

“Kosova në bashkëpunim me aleatët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që qytetarëve t’u ofrohet kjo e drejtë, të mos u cenohet kjo e drejtë dhe të realizojnë të lirë dhe pa presione. Edhe kësaj radhe është Aleksandër Vuçiq, që nuk e mban fjalën që e ka dhënë para aleatëve edhe në takimet me Scholz e Macron, ku kishte garantuar që nuk do bëjë presion të paligjshëm që serbët të mos marrin pjesë në proces. Edhe një herë po e dëshmon këtë lloj presioni të paligjshëm që e realizon nëpërmjet Listës Serbe. Po besoj që aleatët po shohin me kujdes se si Serbia po ua mohon serbëve një të drejtë që do mund ta realizonin në përputhje me ligjet dhe rregullativën të kodifikuar me udhëzimin administrativ. Po dëshmon që s’është për paqe, por vetëm për dhunë”, tha ajo.

Tutje ajo ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të reagojnë dhe ta ndëshkojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për presionin që po ua bën serbëve.

Sipas saj, vetë Vuçiqi ishte zotuar se nuk do të ndikonte në këtë çështje.

“Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e qytetarëve pa dallim, jemi të interesuar që serbët që jetojnë në Kosovë të shfrytëzojnë të drejtat që ua jep Kushtetuta, por për fat të keq disa prej tyre po lejojnë të mbahen peng nga Vuçiqi. Dua t’u bëj thirrje aleatëve tanë të jenë të zëshëm ta kundërshtojnë presionin e paligjshëm ndaj serbëve në Kosovë dhe ta ndëshkojnë Vuçiqin që për të satën herë nuk e mban fjalën para tyre se nuk do ndërhyjë në kundërshtim në normat e së drejtës, është shtet tjetër dhe nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në proceset zgjedhore në Kosovë”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika