Tahiri: Kjo qeveri do të mbahet mend si më antikushtetuesja

"Republika e Kosovës është duke u ballafaquar me një Qeveri e cila në mandatin e vet do të mbahet mend si Qeveria më antikushtetuese duke miratuar ligje dhe duke përfunduar në Gjykatë Kushtetuese për trajtim dhe me vendime të cilat kanë kthyer prapa tani katër ligje të kësaj Qeverie", ka deklaruar Tahiri

FOTO:EO

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, me rastin e Ditës së Kushtetutës ka deklaruar se qeveria aktuale do të mbahet mend si “më antikushtetuesja”.

“Republika e Kosovës është duke u ballafaquar me një Qeveri e cila në mandatin e vet do të mbahet mend si Qeveria më antikushtetuese duke miratuar ligje dhe duke përfunduar në Gjykatë Kushtetuese për trajtim dhe me vendime të cilat kanë kthyer prapa tani katër ligje të kësaj Qeverie”, ka deklaruar Tahiri në konferencë për medie.

Ai ka numëruar katër ligje të cilat kanë rënë ndesh me Kushtetutën sipas Gjykatës, përderisa ka përmendur edhe ato që tashmë janë duke u trajtuar.

“Sot derisa po flasim, Gjykata Kushtetuese ka kthyer mbrapa Ligjin për KPK në tërësi, ka kthyer Ligjin për masat e përkohshme për produktet themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg në tërësi. Ka kthyer ligjin për paga dhe atë për zyrtarë publikë, pjesërisht. Përderisa sot Gjykata Kushtetuese e ka në trajtim Ligjin për Këshillin e Pavarur mbikëqyrës civil, Ligjin për caktimin e procedurave të caktimit të pagës minimale, Ligjin për investime të cenueshme, Ligjin për fondin sovran kodin e procedurës penale të Kosovës si dhe Ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme, cila është porosia që sot duhet ta çojmë ne tek qytetarët e Kosovës”, ka vijuar ai.

Tahiri tutje ka thënë se sipas raportit të Komisionit Evropian, nga 104 ligje të aprovuara në Kuvend, 21 prej tyre janë miratuar me procedurë të përshpejtuar, pa konsensus partiak në parlament.

Ndryshe, sot bëhen 16 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill të vitit 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika