Pahor pasardhës i Lajçakut në dialog?

Ministria e Punëve të Jashtme ë Sllovenisë po ndihmon ish-presidentin, Borut Pahor, në lobimin për pozitën e të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Media sllovene “Delo”, ka raportuar të martën se ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, mund të jetë kandidat i përshtatshëm për të zëvendësuar, Miroslav Lajakun, në pozitën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi.

Pahor, shkruan “Delo”, që të arrijë këtë pozitë po përgatitet nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme sllovene dhe shefja e kësaj ministrie, Tanja Fajon.

“Ministria e Punëve të Jashtme vlerësoi se Pahor është një kandidat i përshtatshëm për të zënë një pozicion të rëndësishëm dhe prestigjioz në Ballkanin Perëndimor, i cili konsiderohet si zonë strategjike e Sllovenisë, ndaj vendosën që rrjeti diplomatik slloven të ndihmonte ish-presidentin e republikës në kandidaturën e tij.

Vlerësimet jozyrtare janë se Pahor është kandidat i përshtatshëm që i plotëson kushtet për plotësimin e pozitës”, shkruan media sllovene.

Kujtojmë se mandati i Lajçakut përfundon në fund të këtij gushti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika