“Jep 24 hektarë e merr një rekomandim për KiE”, Abazi tregon “çka do të japë e çka do të marrë” Kosova

"Marrëdhënie= Marrë+dhënie= Jep 24 hektarë Manastirit+ Liberalizimin për Serbët e Kosovës me Pasaporta të Serbisë dhe sanksionet nga BE, ndërsa merr një rekomandim për Këshillin e Evropës dhe kërkesën e re për zbatim të ZAJEDNICËS"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti Haki Abazi

“Por marrëdhënia do të thotë edhe marrje edhe dhënie dhe në anën tjetër duhet të jetë një raport me rrugë dykahore. Nëse për të pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme kushti, garancia dhe mundësia është veç serviliteti, do t’i kishin pasur ata që kanë shkuar jo unë”.

Kështu kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti, teksa fliste për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Kosovës, në një kohë kur vetë zyrtarët amerikanë kritikuan Qeverinë e Kosovës për moskoordinim dhe bashkëpunim.

E kështu me logjikën që e kishte shpjeguar Kurti marrëdhënien, deputeti Haki Abazi ka treguar se “çka jep e çka do marrë” Kosova.

Sipas Abazit, Kurti po e largon vëmendjen nga themelimi Asociacionit, ose siç e quante “Zajdenicës”, me disa veprime, si vizita e tij në veri të vendit.

“Marrëdhënie= Marrë+dhënie= Jep 24 hektarë Manastirit+ Liberalizimin për Serbët e Kosovës me Pasaporta të Serbisë dhe sanksionet nga BE, ndërsa merr një rekomandim për Këshillin e Evropës dhe kërkesën e re për zbatim të ZAJEDNICËS.

Me rëndësi kemi Diplo 365, një vizitë befasuese në veri për të zhvendosur vëmendjen nga takimi me QUINT ku Kurti premton zbatimin e ZAJEDNICËS pas zgjedhjeve, sepse para zgjedhjeve, siç thotë ai, “që qytetarët nuk do ta votonin se do ta konsideronin tradhti dhe kam dhënë mjaft me tokat e Manastirit”, ka shkruar Abazi në Facebook.

“Të gjitha këto pas një loje njëmujore të pistë, duke keqpërdorur e manipuluar gjendjen sentimentale të agjëruesve dhe muajin e ramazanit. Për këtë të fundit dhe për pisllëkun e Kurtit në Maqedoni do të shkruaj së shpejti!”, ka shtuar deputeti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika