Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka reflektuar mbi krizën e vazhdueshme humanitare gjatë konflikteve në Gaza dhe Sudan, teksa ka shprehur urimet e Fitër Bajramit për myslimanët në mbarë botën.
Biden, përmes një postimi në llogarinë e tij në platformën X, ka postuar një fotografi urimi për festën e Fitër Bajramit.
Aty, ai po ashtu shkroi se teksa familjet dhe komunitetet myslimane mblidhen për Fitër Bajram, ata gjithashtu reflektojnë lidhur me dhimbjen e ndjerë nga shumë të tjerë.
“Mendja ime është me ata në mbarë botën që janë duke e përjetuar konfliktin, urinë dhe zhvendosjen, duke përfshirë vende si Gaza dhe Sudani. Tani është koha për t’iu përkushtuar punës për të ndërtuar paqen dhe për të mbrojtur dinjitetin e të gjithëve”, shkroi Biden.
As Muslim families and communities come together for Eid al-Fitr, they are also reflecting on the pain felt by so many.
My thoughts are with those around the world enduring conflict, hunger, and displacement, including in places such as Gaza and Sudan.
Now is the time to… pic.twitter.com/DhiPSwhVDG
— President Biden (@POTUS) April 9, 2024