Tetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në ora 23:45 në rrugën lokale nga fshati Lisiçan në fshatin Pllasnicë të Kërçovës në Maqedoni të Veriut.
“Mbrëmë në afërsi të fshatit Lisiçan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të ‘Audi’ me targa Makedonski Brodi, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga Makedonski Brodi dhe një automjeti ‘Opel Astra’ me targa nga Makedonski Brod, i drejtuar nga N.N. (19) nga fshati Lisiçan në Kërçovë.
Në aksident lëndime të rënda ka pësuar shoferi N.N, ndërsa të lënduar kanë pësuar edhe shoferi i mitur dhe gjashtë pasagjerë nga të dyja veturat, konfirmojnë nga Qendra Mjekësore Kërçovë”, njoftojnë nga MPB.