Xhek (Jack) Tahiri, ish-regjisori i edicioni të parë të “Big Brother Albania” ka komentuar lojën e Meriton Mjekiqit në edicionin e tanishëm të “Big Brother” që po zhvillohet në Shqipëri.
Tahiri, i cili ka qenë për disa vite bashkëpunëtorë me Mjekqin, ka thënë se loja që po e bën reperi brenda shtëpisë është si e një “pehlivani”.
“Mua më pëlqen Meritoni, sepse e luan një tip pehlivani. Unë pehlivan kam quajt edhe ashtu kur njihemi. Gjithmonë i kam thënë që je pehlivan. Pehlivan është tip mundësi. Që bën edhe andej edhe këndej. Na e pamë fortë mirë më ‘prime’, e luan kështu sepse e ka pas pjesën tjetër. Është djalë i zgjuar”, ka thënë Tahiri në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.