Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka konfirmuar për agjencinë sllovene të lajmeve STA se është i interesuar për pozicionin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilin ai do të pasonte Miroslav Lajçakun, mandati i të cilit përfundon në gusht.
Për këtë ofertë ka shprehur mbështetjen e kryeministrit të Sllovenisë Robert Golob, i cili tashmë ka zhvilluar bisedime të shumta për këtë temë gjatë muajit të kaluar.
Media sllovene “Delo”, ka raportuar të martën se ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, mund të jetë kandidat i përshtatshëm për të zëvendësuar Miroslav Lajakun, në pozitën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi.
Pahor, shkruan “Delo”, që të arrijë këtë pozitë po përgatitet nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme sllovene dhe shefja e kësaj ministrie, Tanja Fajon.
“Ministria e Punëve të Jashtme vlerësoi se Pahor është një kandidat i përshtatshëm për të zënë një pozicion të rëndësishëm dhe prestigjioz në Ballkanin Perëndimor, i cili konsiderohet si zonë strategjike e Sllovenisë, ndaj vendosën që rrjeti diplomatik slloven të ndihmonte ish-presidentin e republikës në kandidaturën e tij.
Vlerësimet jozyrtare janë se Pahor është kandidat i përshtatshëm që i plotëson kushtet për plotësimin e pozitës.