Një person dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një lisi i shkaktuar nga erërat e forta.
Zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar se një person i gjinisë mashkull i moshës 30 vjeç ka humbur jetën kurse është lënduar një grua e cila është dërguar në QKUK.
“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.
Portali D, do të ju mbajë të informuar.