Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Krushevë e Vogël në Komunën e Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Dukagjinin se si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë pësuar lëndime.
“Rreth orës 11:50 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Vogël, Komuna e Klinës. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Rugova.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar në QKUK”, ka thënë Rugova.
Ndërsa, me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rrugor.