Kosova bëhet edhe me një linjë të re ajrore

Kosovës i është shtuar edhe një linjë e re ajrore me një shtet evropian, Poloninë.

Foto nga Aeroporti Nderkombetar i Prishtines

Në terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të hënën e gjashtë qershorit është inauguruar fluturimi i parë Varshavë-Prishtinë-Varshavë.

Kjo është bërë e ditur në Facebook nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se sot kemi pritur fluturimin e parë WAW-PRN-WAw. Fluturimet për/nga Varshava do të jenë katër herë në javë me kompaninë ajrore nga Polonia ‘LOT’”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Ndërkaq, hapja e linjës ajrore është vlerësuar si e rëndësishme nga përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Polonisë.

Kjo për fuqizimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes këtyre dy shteteve.

Szymon Szynkowski, sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, ka thënë se kjo linjë e re do të mundësojë rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Polonisë dhe Kosovës.

“Nuk është vetëm një hap konsistent i kompanisë që ka për qëllim që të fuqizojë tregun evropian, por po ashtu kjo tregon edhe për angazhimin e Polonisë në regjion dhe më gjerë. Jam i bindur që kjo linjë e re do të bëhet një lloj zbërthyesi për bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor ndërmjet Polonisë dhe Kosovës”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, ka thënë se me lansimin e këtij fluturimi thellohet bashkëpunimi me Poloninë.

“Fluturimin e drejtpërdrejt që po inaugurojmë sot është i një rëndësie të veçantë për qytetarët tanë, qofshin ata profesorë, studentë, doktorë apo njerëz të biznesit. Edhe në aspektin tonë politik na jep mundësinë që të punojmë në mënyrë intensive për të fuqizuar raportet tona bilaterale ndërmjet dy shteteve, e që besoj që do ta bëj edhe më dinamike prej tani e tutje”, është shprehur ai, shkruan KP.

Ndërsa, për Krzysztof Moczulski nga kompania “Polish airlines”, kjo linjë ofron një rrjet të gjerë të rrugëve në drejtim të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Fluturimi është jo vetëm për njerëzit të cilët udhëtojnë ndërmjet Varshavës dhe Prishtinës dhe anasjelltas, por po ashtu ne ofrojmë për popullin e Kosovës rrjetin e gjerë të rrugëve në drejtim të Evropës perëndimore veriore dhe lindore, dhe po ashtu për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadën”.

Përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Polonisë.

Linja ajrore e kompanisë “Polish airlines”, cila është hapur këtë të hënë, Varshavë-Prishtinë-Varshavë, do të ketë katër fluturime në javë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika