Shpërthim nga një granatë dore në Prishtinë, dëmtohen gjashtë vetura

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së premten në rrugën “Zekirija Cana” në kryeqytet. Policia ka thënë se bëhet fjalë për një granatë dore, nga shpërthimi i së cilës janë dëmtuar gjashtë vetura.

Policia e Kosovës mëngjesin e së premtes ka pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekeria Cana”, në Prishtinë.

Policia thotë se shpërthimi erdhi nga një granatë dore.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar gjashtë vetura derisa pasoja në njerëz nuk ka pasur.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes  gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Policisë, Agron Borovci, për Dukagjinin.

Foto nga vendi i ngjarjes

“Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, vijon përgjigja.

Po ashtu, theksohet se “Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje, ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika