Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 25-vjetorin e 54 shqiptarëve të vrarë mizorisht në fshatin Lubizhdë të Hasit.
54 shqiptarë, shumica nga ta të rinj, në fshatin Lubizhdë të Hasit u ekzekutuan mizorisht nga data 12 prill 1999, duke vazhduar për shumë ditë me radhë.
“Rajoni i Hasit dha shumë për atdheun. Shumë burra nga kjo tokë ishin gjithmonë aty për të dhënë kontributin për liri e çlirim”, ka shkruar Haradinaj.
“Derisa nderojmë dhe kujtojmë sakrificën e heronive, jam i lumtur që në këtë ditë, në Lubizhdë po finalizohet shtëpia muze ‘Kulla e Qëndresës’, të cilës i patëm vu gurthemel”, shtoi tutje Haradinaj.
Siç tha Haradinaj, kjo kullë do të shërbejë si simbol i përkujtesës për sakrificën dhe kontributin e shumë brezave deri tek liria.