Genc Prelvukaj godet Qeverinë: Partia në pushtet ka vjedhur të paktën 14 milionë euro në tekstet shkollore

Tekste shkollore

Genc Prelvukaj, i cili së fundmi u zgjodh anëtar i kryesisë së PDK-së, ka hedhur akuza të rënda ndaj Qeverisë së Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai e akuzoi pushtetin aktual se i kanë vjedhur rreth 14 milionë euro që kanë të bëjnë me tekstet shkollore.

Ai tha se në vitet 2017-18, librat shkollorë ishin blerë për 3.3 milionë euro, kurse nën qeverisjen e VV-së kanë kushtuar 17 milionë euro.

“Në vitin 2017-2018, kur Ministria e Arsimit drejtohej nga Partia Demokratike e Kosovës, librat shkollore për 247 000 nxënës ishin blerë për 3.3 milionë euro.  Ndërsa në vitin 2022-2023, nën drejtimin e partisë Vetevendosje, librat shkollorë për 210 000 nxënës janë blerë për 17 milionë euro. Sipas këtij krahasimi, duket se partia në pushtet ka vjedhur të paktën 14 milionë euro, duke marrë parasysh që bëhet fjalë edhe për 37 000 nxënës më pak”, ka shkruar Prelvukaj.

Sipas tij, këtu kemi të bëjmë “me një shkallë të frikshme të korrupsionit”.

“Mjafton ti kesh vetem tri ditë shkollë për ta kuptuar se këtu bëhet fjalë për një shkallë të frikshme të korrupsionit”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika