Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në lidhje me vrasjen në Ferizaj ka thënë se viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj, si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni.
“Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Ai e ka përgëzuar Policinë e Kosovës për arrestimin e të dyshuarit dhe ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit, t’i japin dënim meritor dorasit.
“Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e profesional. Presim nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t’i japin dënim meritor dorasit. Sot, të gjithë të tronditur bashkëndjejmë me familjen e viktimës! Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës dhe urojmë shërim të shpejt për të plagosurin”, ka vijuar Aliu.
Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, arrestohet i dyshuari