Vrasja në Ferizaj, Mujku: Në Qendrat për Punë Sociale bashkëshortët shfryjnë mllefin e tyre

Ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vehbi Mujku, ka deklaruar pas rastit tragjik në Ferizaj, ku një grua u vra në Qendrën për Punë Sociale. Mujku ka theksuar se Qendrat për Punë Sociale janë vendet ku bashkëshortët shfryjnë mllefin e tyre, pasi nuk mund të pajtohen me faktin se nuk kanë mundësi ta shohin fëmijën sa herë dëshirojnë. Ai ka paralajmëruar se këto institucione janë të pambrojtura dhe të pavlerësuara, dhe se ato përballen çdo ditë me rreziqe të ndryshme

Ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vehbi Mujku, ka thënë se Qendra për Punë Sociale është vendi ku bashkëshortët shfryjnë mllefin e tyre, pasi nuk mund të pajtohen me faktin se “nuk kanë mundësi ta shohin fëmijën sa herë dëshirojnë”.

Kështu Mujku ka deklaruar në “FIVE” të Dukagjinit, pas rastit së vrasjes së një gruaje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

I dyshuari – tashmë i arrestuar – është ish-bashkëshorti i 21-vjeçares që mbeti e vrarë. I dyshuari ka plagosur edhe vëllain e viktimës.

“Kjo çka po ndodh në Qendra për Punë Sociale, është diçka e pritur. E kam përmendë edhe shumë herë tjera se QPS-ja është një institucion ku është mundësi më e mirë të ndodhin këto raste. Pse? Pikërisht për shkak se QPS i vuan pasojat e vendimeve të gjykatave, vendimeve që ose nuk janë të precizuara saktë, ose lënë të kuptohet pak më ndryshe nga vetë palët.

Bashkëshortët nuk pajtohen me faktin se fëmija e tyre më nuk më në birësim. Nuk kanë mundësi më ta shohin sa herë dëshirojnë, pasi në shumicën e rasteve këto takime lihen një herë apo dy javë herë në javë nga një orë, në Qendrën për Punë Sociale. Dhe gjithë ai mllef është të shfryjnë pikërisht në QPS, një institucion i cili jashtëzakonisht i pambrojtur, i pavlerësuar. Një institucion i cili përballet çdo ditë me rreziqe të ndryshme, prandaj kjo që ka ndodhë sot e që mund të ndodhin edhe në raste në të ardhmen është një sinjal ose alarm për të gjithë institucionet prej Ministrisë së Drejtësi, prej Komunave që të punojnë me QPS që të parandalohen këto raste”, ka thënë Mujku.

 

Policia e Kosovës ka konfirmuar se gruaja e vrarë të premten pasdite në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj nga ish-bashkëshorti i saj ishte 21-vjeçare, me inicialet E.C.

Policia më tej ka konfirmuar se i dyshuari me inicialet V.A është 36-vjeçar.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 Policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasojë një person E.C (F/K) e moshës 21-vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes”, ka thënë policia.

Përveç saj, në vendin e ngjarjes është plagosur edhe 15-vjeçari D.C., i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa, i dyshuari për vrasjen, fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur e më pas është arrestuar nga policia.

“Ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15-vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonalë të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A ( M/K) i moshës 36-vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren, në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore”, ka vijuar policia.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika