I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj, sillet para gjykatës në Ferizaj

Me pranga, i shoqëruar nga dy zyrtarë policorë, i dyshuari V.A, për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e 15-vjeçarit te objekti i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, është sjellur në Gjykatën e Ferizajt për caktimin e masës së sigurisë, raporton Kallxo.com

Prokuroria tashmë ka kërkuar masën e paraburgimit për 30 ditë për të dyshuarin, i cili u arrestua më 12.04.2024, pasi fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur.

I dyshuari V.A është dërguar dje në mbajtje për 48 orë. Këtë e ka konfirmuar për zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

36-vjeçari V.A, është ish-bashkëshorti i viktimës, i cili u arrestua nga policia pasi fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur, pas ngjarjes.

Pas vrasjes së 21-vjeçares, është thirrur protestë nga aktivistë dhe anëtarë të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Ata kanë njoftuar se protesta do të mbahet më 15.04.2024, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:30.

Në thirrjen e tyre për protestë nga Kolektivi e kanë konsideruar vrasjen e 21-vjeçares si vrasje që ka ndodhur “në sytë e shtetit”, e që sipas tyre, vajzat dhe gratë në Kosovë nuk janë askund të sigurta.

Për shkak të kësaj gjendje, ata konsiderojnë se të gjithë duhet të ngriten në këmbë kudo, për të kërkuar nga “shteti që ta trajtojë femicidin si urgjencë kombëtare”.

“Ky rast i femicidit është duke treguar që vajzat dhe gratë në Kosovë nuk janë askund të sigurta. Ato dhunohen e vriten në shtëpi, në strehat e shtetit, në rrugë e në spitale, pa mbrojtje e pa siguri nga shteti. Femicidi dhe lufta që iu është shpallur grave duhet të na revoltojë të gjitha/ë dhe të na ngrisë në këmbë shesheve dhe rrugëve në Prishtinë e kudo për të kërkuar që shteti me të gjitha strukturat e saj t’iu dalë në krah vajzave dhe grave dhe ta trajtojë femicidin si urgjencë kombëtare” – kanë shkruar në thirrjen e protestës nga Kolektivi.

Më tej, Kolektivi ka vlerësuar se teksa vajzat dhe gratë janë duke luftuar me këtë sistem me jetën e trupat e tyre, të cilin e kanë quajtur “vdekatar”, ata nuk mund të qëndrojnë të qetë e të vazhdojnë jetën me ritme normale.

“Ne duhet të dalim nga shtëpitë, zyret, punishtet, klasët e mësimit e kafenetë dhe ta denoncojmë e sfidojmë rendin patriarkal që po ushqen dhunë të përditshme ndaj vajzave dhe grave dhe femicid. Ne thërrasim në revoltë dhe demonstratë gjithëpopullore, këtë të hënë në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 17:30. Të hënën e çdo ditë tjetër luftojmë për sigurinë tonë dhe të çdo vajze dhe gruaje në Kosovë. Luftojmë që asnjë grua të mos frikësohet, dhunohet a vritet” – kanë theksuar nga Kolektivi.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur i tronditur në lidhje me vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e një 15-vjeçari në Ferizaj.

Edhe sipas Aliut, viktima dhe dorasi po merrnin shërbime në QPS.

“Të tronditur thellë, morëm lajmin se pak minuta më parë, një bashkëqytetare e jonë është qëlluar për vdekje nga ish bashkëshorti i saj derisa dorasi ka plagosur edhe vëllain e viktimës. Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni” – ka shkruar Aliu, në profilin e tij në Facebook dje.

Lidhur me arrestimin e të dyshuarit nga Policia, Aliu ka përgëzuar Policinë e vendit dhe pret që institucionet e drejtësisë t’i japin dënimin e merituar të dyshuarit.

E tronditur me këtë rast është shprehur edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se ky krim duhet të marrë dënim maksimal.

Ndërkaq e para e vendit, Vjosa Osmani teksa i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës ka kërkuar dënim maksimal për të dyshuarin.

Ajo është shprehur e shqetësuar me “dënimet qesharake” që sipas saj po sjellin raste të tilla.

“Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë”.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e dënon ashpër këtë krim që po përsëritet.

“Nuk kemi pse presim që t’i dijmë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje” – ka shkruar kryeministri Kurti, në profilin e tij në Facebook.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika