Gjatë ditës së djeshme, në orën 15:30, Policia e Kosovës ka arrestuar personin e kërkuar me inicialet SH.H, 29 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘ Ngacmim dhe Vjedhje” me dënim burgimi prej 160 ditëve dhe pas kompletimit të dokumentacionit policët e stacionit të Kaçanikut e kanë dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në njoftimin e policisë thuhet se të dhënat e qytetarëve do të ruhen në konfidencialitet të plotë.