Vllaznia e Pozheranit ka paraqitur ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), pas vendimit të Komisionit Disiplinor të FFK-së për ta përjashtuar nga Liga e Parë.
Skuadra nga Pozherani pretendon se janë bërë shkelje esenciale të dispozitave-akteve të brendshme të FFK-së dhe është bërë vërtetimi i gabueshëm dhe jo i plotë i gjendjes faktike.
Ata kanë ushtruar ankesë edhe për vendimin e Komisionit Disiplinor dhe i Etikës i shkallës së parë të FFK-së, për ta larguar nga garat.
Komisioni i Garave i FFK-së ka konstatuar se ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë, e xhiros së 21-të, Liga e Parë, Grupi B, ka qenë e kurdisur.
Ky vendim i Komisionit të Garave, sipas Vllaznisë ka qenë i jashtafatshëm.
Klubi thotë se është në kundërshtim të plotë me nenin 81, paragrafin katër, të Rregullores së Garave të FFK-së. Vllaznia e Pozheranit është e bindur se Komisioni Disiplinor e ka marrë vendimin, duke mos u bazuar në asnjë fakt apo provë relevante.
Sipas tyre, në arsyetimin e saj ky Komision është konfuz, ndërsa normat juridike të aplikuara besojnë se janë të gabuara.
Më poshtë mund të lexoni ankesën e plotë të Vllaznisë së Pozheranit drejtuar Komisionit të Ankesave të FFK-së.