Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, i cili sivjet u mbajt në Greqi në datat 10-13 prill.
Ai mori pjesë në këtë forume edhe pse është i sanksionuar nga ShBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar.
Atje, Dodik është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, dhe drejtoreshën menaxhuese për Europën dhe Azinë Qendrore në Shërbimin Evropian të Jashtëm në Bruksel, Angelina Eichhorst.
Përmes një postimi në platformën “X”, Dodik ka thënë se kanë diskutuar për situatën në rajon, si dhe “rrugën europiane” të Bosnjës.
“Diskutova situatën aktuale politike në rajon, si dhe rrugën europiane të BeH pas hapjes së negociatave të anëtarësimit, në takime të veçanta në Delphi me Angelina Eichhorst dhe Miroslav Lajcak. Kjo ishte një mundësi tjetër për mua për t’u përcjellë atyre pikëpamjet e qarta të Republika Srpska për ngjarjet në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka shkruar Dodik.
О актуелној политичкој ситуацији у регији, као и о европском путу БиХ након отварања приступних преговора, разговарао сам у одвојеним сусретима у Делфима с @aneichhorst и @MiroslavLajcak .
Била је ово још једна прилика да им пренесем јасне ставове Републике Српске о дешавањима у… pic.twitter.com/1cdUff3qMu— Милорад Додик (@MiloradDodik) April 12, 2024