Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, Lajçak: Rrugë me dy drejtime

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se çështja e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE është "Një rrugë me dy drejtime"

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në ditën e dytë të Forumin Ekonomik të Delfit, ka diskutuar për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).

Përmes një postimi në platformën “X”, Lajçak është shprehur se kjo çështje është “një rrugë me dy drejtime”.

Lajçak ka thënë se nëse vizioni për një të ardhme në BE është i besueshëm, “të gjithë kandidatët do të jenë më të motivuar për të bërë pjesën e tyre dhe anasjelltas”.

“Në ditën e dytë në #DelphiForum, fola për “Aderimi në BE-Ballkanin Perëndimor: Nga ngurrimi politik në urgjencën strategjike”. Theksova se është një rrugë me dy drejtime. Nëse vizioni për një të ardhme në BE është i besueshëm, të gjithë kandidatët do të jenë më të motivuar për të bërë pjesën e tyre dhe anasjelltas”, ka shkruar Lajçak.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika