Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian(BE), Josep Borrell, ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit.
Ai i ka quajtur sulmet si një “përshkallëzim të paprecedentë”.
“BE dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm iranian kundër Izraelit”, shkruan ai në rrjetin social X.
“Ky është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim i rëndë për sigurinë rajonale,” ka shkruar kryediplomati i BE-së, Borell derisa SHBA është angazhuar direkt duke rrëzuar dronët iranian për të parandaluar sulmet.
Gjithashtu, edhe Britania e Madhe është angazhuar duke dërguar aeroplanë dhe flotën e saj nga Qipro në drejtim të Lindjes së Mesme.
The EU strongly condemns the unacceptable Iranian attack against Israel.
This is an unprecedented escalation and a grave threat to regional security.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 13, 2024