Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Guterres ka bërë thirrje që të ndalohen sulmet e Iranit dhe të ndërprehen armiqësitë mes dy vendeve

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) António Guterres ka dënuar ashpër sulmin e nisur në shkallë të gjerë të Iranit ndaj Izraelit.

Sekretari Guterres ka bërë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive, duke shprehur alarm të thellë mbi potencialin për një përshkallëzim shkatërrues në mbarë rajonin.

“Jam thellësisht i alarmuar për rrezikun real të një përshkallëzimi shkatërrues në mbarë rajonin”, tha Guterres.

i pari i OKB-së më tej ka thënë se “Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme.”/NY Times

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika