Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, tha të shtunën se Izraeli ka “ndaluar një shumicë dërrmuese” të sulmeve nga Irani.
Në një deklaratë të transmetuar në televizion, ai thotë se Irani lëshoi një “tuzë masive” prej më shumë se 200 dronë vrasës, raketa lundrimi dhe raketa balistike.
Ai thotë se sistemet mbrojtëse të Izraelit dhe aleatët në rajon, kanë kapur “shumicën dërrmuese” të raketave dhe dronëve, dhjetëra prej të cilëve ai thotë se u rrëzuan jashtë territorit izraelit.
“Aeroplanët tanë janë ende në ajër duke përgjuar objektivat dhe ne jemi gati për çdo kërcënim që do të vijë në Izrael”, tha Hagari.
“Ne do të bëjmë gjithçka që na nevojitet, gjithçka për të mbrojtur shtetin e Izraelit,” u shpreh ai ndër të tjera.
Detajet e sulmit nga Irani:
Irani lëshoi dhjetëra dronë dhe raketa drejt Izraelit në një sulm të paprecedentë hakmarrës
Sirenat po bien në Jerusalem, me ndezje në qiellin e natës ndërsa objektet kapen nga mbrojtja ajrore e Izraelit
Irani sugjeron se nuk do të nisë sulme të mëtejshme, por paralajmëron kundër hakmarrjes izraelite ose ndonjë përfshirje nga SHBA
Shtetet e Bashkuara rrëzuan disa dronë që ishin nisur drejt Izraelit, thanë më herët zyrtarët ushtarakë
Duke iu drejtuar kombit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ushtria ishte “gati për çdo skenar”
Sulmi i Iranit vjen pas një sulmi në konsullatën e tij në Siri më 1 prill që vrau shtatë Garda Revolucionare, të cilat Izraeli nuk e ka pranuar zyrtarisht